Zbulohet arma e frikshme e Putinit, super-torpeda ‘Poseidon’ që mund të zhysë të tërë Manhatanin nën ujë
Sipas një raportimi të Daily Mail, Rusia ka zbuluar një armë të re bërthamore që po cilësohet si më e frikshmja e ndërtuar ndonjëherë nga Moska. Arma quhet “Poseidon”, një super-torpedë me energji bërthamore dhe me ngarkesë bërthamore, e aftë – të paktën në teori – të zhysë brigjet amerikane nën ujëra radioaktive. Sipas burimeve […] The post Zbulohet arma e frikshme e Putinit, super-torpeda ‘Poseidon’ që mund të zhysë të tërë Manhatanin nën ujë appeared first on ATV.
Sipas një raportimi të Daily Mail, Rusia ka zbuluar një armë të re bërthamore që po cilësohet si më e frikshmja e ndërtuar ndonjëherë nga Moska.
Arma quhet “Poseidon”, një super-torpedë me energji bërthamore dhe me ngarkesë bërthamore, e aftë – të paktën në teori – të zhysë brigjet amerikane nën ujëra radioaktive.
Sipas burimeve perëndimore, “Poseidon” është projektuar për të vepruar në thellësi të mëdha, me qëllim që të shmangë sistemet e mbrojtjes detare dhe të shkaktojë cuname të përmasave katastrofike.
Raporti thekson se një shpërthim i tillë pranë brigjeve të SHBA-ve do të mund të zhyste qytete të tëra, përfshirë Manhattanin, nën ujëra të kontaminuara.
Publikimi i këtyre detajeve ka ngritur alarmin në Uashington, ndërsa sipas Daily Mail, zhvillimet e fundit kanë detyruar Presidentin Donald Trump të shqyrtojë “të paimagjinueshmen” në lidhje me balancën bërthamore dhe mbrojtjen strategjike të SHBA-së.
Rusia, ndërkohë, e ka paraqitur projektin si “armë të parandalimit strategjik”, por Perëndimi e sheh si një kërcënim serioz për sigurinë globale.
The post Zbulohet arma e frikshme e Putinit, super-torpeda ‘Poseidon’ që mund të zhysë të tërë Manhatanin nën ujë appeared first on ATV.
