Zelensky u bën thirrje aleatëve për trysni ndaj Putinit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ta ndalur luftën kundër Ukrainës, duke nisur me një armëpushim ajror dhe detar, pasi Moska e kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë dhe gazit në shumë rajone ukrainase të premten. Zelensky tha në rrjetet [...]Read More...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ta ndalur luftën kundër Ukrainës, duke nisur me një armëpushim ajror dhe detar, pasi Moska e kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë dhe gazit në shumë rajone ukrainase të premten.
Zelensky tha në rrjetet sociale të premten se Rusia i shkrepi gati 70 raketa lundruese dhe balistike, si dhe i lëshoi rreth 200 dronë kundër objekteve të ndryshme të energjisë në Ukrainë.
Gjatë sulmit u goditën edhe ndërtesat e banimit.
Zelensky nuk tregoi nëse ka të vdekur nga sulmi, i cili ndodhi në një kohë kur janë rritur përpjekjet diplomatike për bisedime për paqe. Një delegacion ukrainas do të udhëtojë në Arabinë Saudite javën e ardhshme, për t’u takuar me zyrtarët amerikanë, me qëllim për ta gjetur një kornizë për një marrëveshje për paqe.