Zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit po vijnë në heshtje të plotë

Kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit, por fushata elektorale po zhvillohet në heshtje të plotë. Ndryshe nga Tirana, ku deri në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e tyre, mediat dhe qytetarët flisnin vetëm për betejën mes Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binajt, në 5 bashkitë […] The post Zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit po vijnë në heshtje të plotë appeared first on Ditar.al.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit po vijnë në heshtje të plotë

Kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit, por fushata elektorale po zhvillohet në heshtje të plotë.

Ndryshe nga Tirana, ku deri në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e tyre, mediat dhe qytetarët flisnin vetëm për betejën mes Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binajt, në 5 bashkitë e tjera duket sikur nuk po ndodh asgjë.

Në Vlorë do të ketë një garë mes 3 kandidatëve, një e Partisë socialiste dhe dy nga opozita. Brunilda Mersini la mandatin e deputetes për të kandiduar nën logon socialiste, ndërsa Dionis Sota si kandidat i pavarur do të mbështetet nga opozita. Në garë u fut edhe Gjergji Nika si kandidat i pavarur, pas fitores në Kolegjin Zgjedhor, për shkak se KQZ dhe KAS e përjashtuan.

Në Berat Ervin Ceca i socialistëve do të garojë përballë Pavlo Shkarpës, i cili ka dalë si i pavarur por do të mbështetet nga opozita.

Në Cërrik do të jetë një garë mes 3 kandidatëve, 2 nga opozita dhe një i Partisë Socialiste. Florenc Doka që drejton Bashkinë si kryetar i komanduar do të garojë përballë Amarildo Hoxhës së mbështetur nga PD dhe Eligert Himës së Shqipëria Bëhet.

Në Tepelenë për socialistët do të kandidojë ish-kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, që përballë do të ketë Gabriel Gumën, kandidatin e pavarur të mbështetur nga PD.

Edhe në Mat do të kemi një garë mes 3 kandidatëve, por këtë herë vetëm një është i opozitës. Eduart Brahilika si kandidat i pavarur do të mbështetet nga PD, ndërsa kryetari në detyrë Altin Bojni është kandidati i socialistëve. Në garë është edhe Suzana Pasha, që drejtonte forumin e gruas socialiste në Mat, e cila kandidon si e pavarur pas mosdakordësive me Partinë Socialiste.

The post Zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit po vijnë në heshtje të plotë appeared first on Ditar.al.