Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë appeare Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit. Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë, Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë […] The post Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë appeared first on INA ONLINE.

Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë

The post d first on INA ONLINE.Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë appeare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë, Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Ekipi i Euronews Albania po ndjek nga afër procesin zgjedhor në RMV. Gazetari Thimi Samarxhiu intervistoi Arsim Sinanin, pedagog në Universitetin e Prishtinës, i cili e cilësoi të sotme një ditë të rëndësishme që do të sjellë ndryshim në RMV.

Sipas tij pritet të ketë përplasje të forta pasi këto zgjedhje janë një matje force për zgjedhjet parlamentare.

“Është një ditë e rëndësishme që do të sjellë ndryshim në RMV. RMV është në një udhëkryq ku duhet të mbahet rruga euroatlantike rruga drejt BE, të zgjidhë problemet si ai me bullgarët dhe marrëveshja historike me shqiptarët. Është në ditë kur RMV ka nevojë të bëjë veprimet e veta, por në fund janë qytetarët që i dizajnojnë politikat me votë. Është një ditë shumë dinamike, se do kemi një betejë të fortë, është matje e forcave për zgjedhjet parlamentare”, tha Sinani.

The post Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë appeared first on INA ONLINE.

Sisteme Online Programime
Programing Online