“Zjerm” ndez Eurovizion, Shkodra elektronike paraqitje mahnitëse në finale
Shkodra Elektrontike ka ndezur skenën e Eurovizionit në finalen e madhe që po mbahet në Bazel të Zvicrës. Përfaqësuesit e Shqipërisë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dhuruan emocione të mëdha, teksa performuan të fundit në listën e 26 vendeve që pretendojnë fitoren. Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një [...]Read More...

Shkodra Elektrontike ka ndezur skenën e Eurovizionit në finalen e madhe që po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Përfaqësuesit e Shqipërisë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dhuruan emocione të mëdha, teksa performuan të fundit në listën e 26 vendeve që pretendojnë fitoren.
Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i veçantë i muzikës elektronike me elemente të trashëgimisë tradicionale shqiptare.
Kjo përzierje ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe ka zgjuar interes mes dashamirëve të muzikës evropiane. Me një performancë të fuqishme vizuale dhe me një identitet artistik të qartë, shpresat për një rezultat të lartë janë më të mëdha se kurrë më parë.
View this post on Instagram
A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)