Liria e shprehjes mbetet testi më i madh i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE

Raporti i Komisionit Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmon se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale për disbursimin e fondeve, përparimi në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave mbetet kryesisht formal dhe i kufizuar në praktikë. Nga tre masat e reformës për lirinë e […] The post Liria e shprehjes mbetet testi më i madh i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE appeared first on Ditar.al.

Liria e shprehjes mbetet testi më i madh i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE

Raporti i Komisionit Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmon se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale për disbursimin e fondeve, përparimi në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave mbetet kryesisht formal dhe i kufizuar në praktikë.

Nga tre masat e reformës për lirinë e shprehjes të vlerësuara nga Komisioni, vetëm një është përmbushur — ajo që lidhet me përgatitjen e analizës për përafrimin me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA). Masat për sigurinë e gazetarëve dhe transparencën e pronësisë së mediave kanë mbetur pa zbatim të plotë dhe pa ndikim të matshëm.

SCiDEV nënvizon se zbatimi real i reformave kërkon më shumë se dokumente dhe vendime administrative — kërkon vullnet politik, llogaridhënie institucionale dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve të drejtësisë, rregullatorëve, mediave dhe shoqërisë civile.

Përmirësimet ligjore dhe nismat si Protokolli i Policisë për Sigurinë e Gazetarëve dhe vendimi i AMA-s për raportimin e pronësisë janë hapa pozitivë, por ato duhet të shoqërohen me mekanizma të qëndrueshëm zbatimi dhe transparencë publike.

Me afatet që shtrihen deri në vitin 2026, kjo periudhë është kritike për të kaluar nga përputhja formale me standardet evropiane në zbatim real që garanton lirinë e shprehjes, pavarësinë e mediave dhe reziliencën demokratike.

Deklarata e SCIDEV:

The post Liria e shprehjes mbetet testi më i madh i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE appeared first on Ditar.al.