Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër personit me iniciale Z.V për kryerjen e veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”. Në njoftim e Prokurorisë është theksuar se kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë […] The post Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë first appeared on ATV. The post Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on ATV.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër personit me iniciale Z.V për kryerjen e veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.
Në njoftim e Prokurorisë është theksuar se kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria./KP
The post Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë first appeared on ATV.
The post Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on ATV.