Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit

Melburni do të jetë mikpritës i një nate të paharrueshme muzikore me tingujt e pasur të operës shqiptare në koncertin “Albanian Soul,” të sopranos së talentuar Anna Tafani. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 25 janar, në Plenty Ranges Arts & Convention Centre, South Morang. Organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Australiane, ky koncert unik premton të […] The post Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit appeared first on Albinfo.

Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit

Melburni do të jetë mikpritës i një nate të paharrueshme muzikore me tingujt e pasur të operës shqiptare në koncertin “Albanian Soul,” të sopranos së talentuar Anna Tafani. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 25 janar, në Plenty Ranges Arts & Convention Centre, South Morang.

Organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Australiane, ky koncert unik premton të ndërthurë kulturën dhe artin shqiptar me shkëlqimin e muzikës operistike, duke krijuar një përvojë emocionuese për të pranishmit.

Anna Tafani është një soprano lirike shqiptare e diplomuar në “Konservatorin Queensland” në Universitetin Griffith.

Në skenë ajo është prezantuar me shumë shfaqje prestigjioze përfshirë “Simfoninë e 8-të Mahler” në Qendrën e Arteve Performuese të Queensland dhe Simfonia e 9-të të Beethoven në Konservator drejtuar nga Johannes Fritzsch. Ajo ka marrë pjesë në produksionin e Mozartit “La Finta Giardiniera” drejtuar nga regjisori fitues i shumë ccmimeve Immara Savage.

Anna Tafani është përshkruar nga stafi i Konservatorit si një këngëtare premtuese me një zë karakteristik. Një nga rolet e saj të ëndërruara është ai i Vilotës bë opera “La Traviata” të e Verdit dhe është shumë entuziaste për interpretimin.

Anna ka lindur në qytetin e Belshit ku dhe ka mbaruar shkollimin deri në gjimnaz. E pyetur se si dhe kur lindur dashuria ndaj muzikës, ajo u përgjigj:

“Nga kujtimet e mia, besoj që dashuria ime për muzikën ka ardhur shumë natyrshëm dhe gradualisht. Fillimisht, si fëmijë, merrja pjesë nëpër festivalet që organizoheshin në shkollë dhe në lagje, por duke qenë se nuk vij nga një familje me formim artistik, nuk e mendoja që muzika do të ishte profesioni im në të ardhmen. Asokohe, isha me shumë e lidhur me muzikën e lehtë dhe idhujt e mi ishin këngëtarët e tipit Whitney Houston apo Celine Dion, por nuk kisha dëgjuar asnjëherë opera. Në vitin e parë të gjimnazit fillova të marr mësime private kantoje (me idenë që do këndoja muzikë të lehtë) dhe pianoje në Elbasan, në të njëjtën kohe ndiqja edhe  gjimnazin e përgjithshëm në Belsh. Në fillim kisha shumë hezitim për interpretimin e muzikës klasike, por dalëngadalë u kthye në pasionin tim më të madh të cilin vazhdoj ta përvetësoj deri në ditët e sotme.

The post Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit appeared first on Albinfo.