Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ILD nis verifikimin

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami. Ky i fundit u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati […] The post Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ILD nis verifikimin appeared first on Ditar.al.

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ILD nis verifikimin

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami.

Ky i fundit u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.

Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.

Përplasja ndodhi gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për 14 persona të arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Ndër të arrestuarit ishte edhe Maksim Suçi (alias Lika), klienti i Barjamit, i cili njihet si mik i Emiljano Shullazit.

Barjami ka kundërshtuar një provë me video, ku sipas tij, klienti nuk shihet duke ushtruar dhunë ndaj policisë, ndërsa procesverbali përshkruante të kundërtën.

Gjatë seancës, avokati Barjami ka kundërshtuar ashpër provat e paraqitura nga prokurori Ceka ndaj klientit të tij, Maksim Suçi, duke i cilësuar si të falsifikuara dhe duke paralajmëruar një kallëzim penal ndaj prokurorit. “Me ty do të merrem personalisht”, mësohet të ketë qenë një nga deklaratat që nxiti reagimin e prokurorit.

Nga kjo pikë nisi edhe përplasja mes tij dhe prokurorit Ceka, që përfundoi me arrestimin e avokatit një ditë më pas.

The post Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ILD nis verifikimin appeared first on Ditar.al.