Arrestohet për ryshfet, mjeku nga Vushtrria – Vitin e kaluar ishte denoncuar edhe për sulm seksual
Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. “Në bashkëpunim me hetuesit e krimeve ekonomike, sot është arrestuar një mjek A.V nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Ai është intervistuar ndërsa pritet caktimi i masës së ndalimit për


Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Në bashkëpunim me hetuesit e krimeve ekonomike, sot është arrestuar një mjek A.V nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Ai është intervistuar ndërsa pritet caktimi i masës së ndalimit për 48 orë. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Preteni.
Mediat mësojnë se i dyshuari është Avdullah Vojvoda. Kujtojmë se Vojvoda ishte denoncuar vitin e kaluar për sulm seksual ndaj një pacienteje dhe për pasojë kishte përfunduar në prangat e Policisë. Gjykata kishte refuzuar kërkesën e paraburgimit dhe si rezultat mjeku ishte rikthyer në punë, por nuk dihet cili ka qenë epilogu i kësaj çështje penale.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.


