Australia gjobit platformën X pasi dështoi në luftën kundër përmbajtjeve të abuzimit ndaj fëmijëve

Në Australi, mbikëqyrësi i sigurisë së internetit ka gjobitur me 610 mijë e 500 dollarë australianë platformën X të Elon Musk. Një gjobë kjo, e vendosur për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve. X, i njohur gjithashtu si Twitter, ka parë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave […] The post Australia gjobit platformën X pasi dështoi në luftën kundër përmbajtjeve të abuzimit ndaj fëmijëve appeared first on Albanian Post.

Australia gjobit platformën X pasi dështoi në luftën kundër përmbajtjeve të abuzimit ndaj fëmijëve

Në Australi, mbikëqyrësi i sigurisë së internetit ka gjobitur me 610 mijë e 500 dollarë australianë platformën X të Elon Musk.

Një gjobë kjo, e vendosur për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve.

X, i njohur gjithashtu si Twitter, ka parë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave që kur Musk e bleu atë për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Sipas ligjeve australiane që hynë në fuqi në vitin 2021, rregullatori mund të detyrojë kompanitë e internetit të japin informacion në lidhje me praktikat e tyre të sigurisë në internet ose të përballen me gjobë.

Nëse gjoba nuk paguhet, rregullatori mund të ndjekë kompaninë në gjykatë.

Rregullatori ka thënë se kompania dështoi “të jepte ndonjë përgjigje për disa pyetje, duke lënë disa seksione krejtësisht bosh”.

Dhe se “X nuk iu përgjigj një numri pyetjesh kyçe, duke përfshirë kohën që i duhet platformës për t’iu përgjigjur raporteve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve; masat që ka në vend për të zbuluar shfrytëzimin seksual të fëmijëve në transmetime të drejtpërdrejta; dhe mjetet dhe teknologjitë që përdor për të zbuluar materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve”.

Kompania i ka konfirmuar rregullatorit se ka shkurtuar 80% të fuqisë punëtore të saj globalisht dhe nuk ka staf të politikave publike në Australi.

Muajin e kaluar, X u kritikua nga studiues australianë për çaktivizimin e një veçorie që lejonte përdoruesit të raportonin dezinformata rreth zgjedhjeve.

Ky veprim ka ngjallur shqetësim teksa erdhi përpara një referendumi kyç në Australi, i cili u zhvillua gjatë fundjavës për t’u dhënë më shumë të drejta njerëzve indigjenë.

The post Australia gjobit platformën X pasi dështoi në luftën kundër përmbajtjeve të abuzimit ndaj fëmijëve appeared first on Albanian Post.