Montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame, Joshko Çervenkovski paraqitet në gjyqin e Emiliano Shullazit
Joshko Çervenkovski për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje. Ai u paraqit këtë të martë në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit etj, teksa ndalimi i tij […] The post Montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame, Joshko Çervenkovski paraqitet në gjyqin e Emiliano Shullazit appeared first on Ditar.al.

Joshko Çervenkovski për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Ai u paraqit këtë të martë në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit etj, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën.
Çervenkovski kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje i ishte dërguar edhe letërporosi, por ai nuk ishte paraqitur.
Vrasja e Vajdin Lames
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.
The post Montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame, Joshko Çervenkovski paraqitet në gjyqin e Emiliano Shullazit appeared first on Ditar.al.