Belinda Balluku e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet ndaj Belinda Ballukut. Prokuroria e Posaçme njofton se Balluku është zyrtarisht e pandehur, e akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, akuzë që iu komunikua sot numrit dy të qeverisë Rama. Balluku është marrë e pandehur për […] The post Belinda Balluku e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë appeared first on Ditar.al.

Belinda Balluku e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet ndaj Belinda Ballukut. Prokuroria e Posaçme njofton se Balluku është zyrtarisht e pandehur, e akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, akuzë që iu komunikua sot numrit dy të qeverisë Rama.

Balluku është marrë e pandehur për hetimet lidhur me Tunelin e Llogarasë. 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, akuzat lidhen me veprimet e ministres Balluku në cilësinë e saj si drejtuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në lidhje me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, në autostradën SH8 (Vlorë–Sarandë).

Sipas SPAK, tenderi në fjalë është zhvilluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa pas anulimit të tij, procedura është rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se përveç Ballukut, në këtë çështje janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ditën e hënë pritet që në Prokurorinë e Posaçme të paraqiten edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ky i fundit është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH. 

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00

The post Belinda Balluku e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë appeared first on Ditar.al.