Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga ndërhyrja në punët e Kosovës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Berisha, duke folur në “Open” rreth Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë tha se Rama përdori në mbledhje shprehjen e cila Serbia i drejtohet Kosovës, “Palestina jonë”. Lideri historik i PD ka paralajmëruar kryeministrin […] The post Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga ndërhyrja në punët e Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
Berisha, duke folur në “Open” rreth Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë tha se Rama përdori në mbledhje shprehjen e cila Serbia i drejtohet Kosovës, “Palestina jonë”. Lideri historik i PD ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të heqë dorë nga ndërhyrja sipas tij, në punët e brendshme të Kosovës.
Berisha nuk e finalizoi deklaratën e tij, por tha se Kosova ka qindra e mijëra ushtarë të cilët janë të gatshëm për të mbrojtur vendin e tyre.
“Përdori në samit tezën më të rrezikshme serbe kundër Kosovës ‘Palestina jonë” para gjithë botës. Edi Rama e krahasoi me Palestinënë, Kosovën. Po ua them shqiptarëve këtu. Ose Edi Rama do heqë dorë përfundimisht nga ndërhyrja për punët e brendshme të Kosovës ose qindra mijëra kosovarë e ushtarë janë të gatshëm për të mbrojtur Kosovën.
E paralajmëroj, s’do mund ta bëj. Është absurde që Kosova të bëhet problem kur është shtet i pavarur. Do ta mbrojmë Kosovën nga Edi Rama. Ky po bën absolutisht atë që s’bën Vuçiç ndaj Kosovës”, tha Berisha.
The post Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga ndërhyrja në punët e Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.