Bilall Kasami: Nuk e përkrah Haqim Ramadanin – reagon gazetari Furkan Saliu: Marre m’vje ej

Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me shkarkimin e Haqim Ramadanit. Kasami tha se nuk qëndron pas The post Bilall Kasami: Nuk e përkrah Haqim Ramadanin – reagon gazetari Furkan Saliu: Marre m’vje ej appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bilall Kasami: Nuk e përkrah Haqim Ramadanin –  reagon gazetari Furkan Saliu: Marre m’vje ej

Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me shkarkimin e Haqim Ramadanit. Kasami tha se nuk qëndron pas Haqim Ramadanit pasi ai ka bërë thirrje në ndarje etnike në Bërvenicë.

“Deklaratat e kandidatit në fjalë janë qëndrime personale të tij. Ne, si koalicion VLEN, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Në një komunë dhe në një komunitet multietnik, nuk do të mendoja se strategjia më e mirë është ndarja etnike. Ne nuk duhet të bashkohemi mbi ndarjet etnike, por mbi vizionin tonë për ndërtim dhe zhvillim.

Prandaj, në këtë rast, vlerësoj se qëndrimet e kandidatit të komunës së Bërvenicës janë qëndrime të tij personale. Unë, si kryetar i Komunës së Tetovës, përfaqësoj të gjithë qytetarët shqiptarë, maqedonas, romë dhe turq dhe nuk mund të qëndroj pas thirrjeve për ndarje etnike.” u shpreh Bilall Kasami në Alsat.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar ashpër gazetari Furkan Saliu i cili thotë se me vjen turp.

“Aaaauuu, marre m’vje ej. K’shu nuk i kam n’drru qendrimet si 6 vjecar para babes kur e kom dh’i punen.
Autentik. Autokton. Autonom. Damnnn” ka shkruar Furkan Saliu, duke shënjestruar direkt Kasamin dhe moton e dikurshme të tij partiake:Autentik. Autokton. Autonom. Gazeta Flaka

The post Bilall Kasami: Nuk e përkrah Haqim Ramadanin – reagon gazetari Furkan Saliu: Marre m’vje ej appeared first on Flaka, në çdo lajm... .