Blerim Berisha publikon këngë emocionale kushtuar vëllait dëshmor në prag të Festës së Flamurit
Këngëtari i njohur Blerim Berisha ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, një këngë tejet emocionale dhe domethënëse, të cilën ia ka kushtuar vëllait të tij dëshmor, Besim Berisha. Lansimi i këngës vjen në vigjilje të festave të Nëntorit, duke e bërë këtë krijim edhe më të veçantë për artistin dhe gjithë publikun, […]


Këngëtari i njohur Blerim Berisha ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, një këngë tejet emocionale dhe domethënëse, të cilën ia ka kushtuar vëllait të tij dëshmor, Besim Berisha.
Lansimi i këngës vjen në vigjilje të festave të Nëntorit, duke e bërë këtë krijim edhe më të veçantë për artistin dhe gjithë publikun, shkruan ORAinfo.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se ky projekt ka qenë një përvojë thellësisht emocionale për të, duke përzier dhimbjen e humbjes me krenarinë e sakrificës për liri.
“Ky projekt ka qenë mjaft emocional për mua, emocione dhimbje dhe krenarie që këtë këngë ja kam kushtuar vëllaut tim Besim Berisha që ka rënë në luftë dëshmor për lirinë e atdheut. Lavdi i qoftë vëllaut tim dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit,” shkroi ai.
Blerim Berisha theksoi rëndësinë e kujtimit të sakrificave të brezave që ranë për liri, duke u zotuar se përmes këngëve dhe dokumentarëve do të vazhdojnë ta nderojnë këtë amanet brez pas brezi.
Ai gjithashtu falënderoi familjen dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur në realizimin e këtij projekti, duke thënë se kanë bërë një punë të mrekullueshme që vepra të dalë sa më dinjitoze.
Kënga pritet të emocionojë publikun dhe të shërbejë si homazh i denjë për të gjithë dëshmorët e kombit, veçanërisht në këtë periudhë të festave të Nëntorit. /ORAinfo/
