Vdekja tragjike e dizajnerit Festim Isufi: Gruaja nuk është e dyshuar për rastin

Më 9 maj, dizajneri i njohur Festim Isufi, u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën B, në Prishtinë. Kjo ngjarje e rëndë tronditi Kosovën. Lidhur me rastin, detaje shtesë ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënësja Kaltrina Shala, deklaroi për Klankosova.tv se e kanë pranuar raportin e autosisë. Ajo theksoi se gruaja

Vdekja tragjike e dizajnerit Festim Isufi: Gruaja nuk është e dyshuar për rastin
Vdekja tragjike e dizajnerit Festim Isufi: Gruaja nuk është e dyshuar për rastin

Vdekja tragjike e dizajnerit Festim Isufi: Gruaja nuk është e dyshuar për rastin

Më 9 maj, dizajneri i njohur Festim Isufi, u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën B, në Prishtinë.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi Kosovën.

Lidhur me rastin, detaje shtesë ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Zëdhënësja Kaltrina Shala, deklaroi për Klankosova.tv se e kanë pranuar raportin e autosisë.

Ajo theksoi se gruaja e tashmë të ndjerit Rina Maloku, nuk është e dyshuar.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar raportin e autopsisë dhe ka intervistuar disa persona. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nuk ekzistojnë dyshime të bazuara lidhur me këtë rast. R.M, nuk është e dyshuar dhe ndaj saj nuk është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve”, deklaroi Shala.

“Megjithatë, prokuroria është ende në pritje të disa provave shtesë, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes”, theksoi ajo.