“Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?”

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.“Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?” appeare Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit”, në Alsat, i ftuar ka qenë Enes Jusufi – magjistër i farmacisë me të cilin flasim për ruajtjen e ilaçeve në kushte shtëpiake. Ai u përgjigjet pyetjeve se si duhet t’i ruajmë ilaçet për të marrë efektin maksimal të tyre. Si t’i ruajmë ilaçet në shtëpi? “Në përgjithësi gjëja më […] The post “Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?” appeared first on INA ONLINE.

“Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?”

The post d first on INA ONLINE.“Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?” appeare

Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit”, në Alsat, i ftuar ka qenë Enes Jusufi – magjistër i farmacisë me të cilin flasim për ruajtjen e ilaçeve në kushte shtëpiake.

Ai u përgjigjet pyetjeve se si duhet t’i ruajmë ilaçet për të marrë efektin maksimal të tyre.

Si t’i ruajmë ilaçet në shtëpi?

“Në përgjithësi gjëja më e rëndësishme është t’i mbani në një vend të thatë, larg kontaktit të drejtpërdrejtë me diellin dhe gjithashtu çfarë duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje, mbajeni larg fëmijëve sepse ndodh që fëmijët e marrin ilaçin si një lloj karamele dhe ndodhin aksidente të ndryshme.” – sygjeron Enes Jusufi, magjistër i farmacisë.

Disa forma të ilaçeve për fëmijë por edhe ilaçeve për të rriturit duhet që të përgatiten para përdorimit, të ruhen në kushte më të rrepta, pra në vende të ftohta, në frigorifer. Nëse ruhen në kushte të qëndrueshme atëherë ruhet edhe efekti i tyre gjatë periudhës së caktuar në ambalazh.

Enes Jusufi, farmacist na spjegon arsyen se përse është e rëndësishme t’u përmbahemi udhëzimeve të shurupit: “Një shurup që nuk ruhet në vend të veçantë, në vend që të ruhet në frigorifer, ruhet në temperaturën e dhomës, ndodh që në dy ditë krijohet një formë kompleksi që pas përdorimit të atij ilaçi nuk ka efekt, por vetëm ilaçi i konsumuar mbetet në formë të lëngshme. Por kur ato mbahen në vende të veçanta, siç thuhet në udhëzime, ne mundësojmë që gjatë përdorimit të barit të ketë efektet maksimale pozitive dhe jo efektet anësore”.

Cilat ilaçe duhen mbajtur në frigorifer?

“Sprejet për plagët e lëkurës ruhen në frigorifer, pomadat që kërkojnë qëndrueshmëri më të madhe për përdorim të jashtëm në lëkurë ruhen në frigorifer, pikat e syve ruhen gjithashtu.”

A ka medikamente që duhen mbajtur jashtë frigoriferit?

“Po. Ka barna që duhen mbajtur jashtë frigoriferit, përgjithësisht kapsulat, tabletat, sasitë e dozës farmaceutike që janë të trasha, ato të trasha në përgjithësi mbahen jashtë frigoriferit, por megjithatë në farmaci ka përjashtime nga rregullat e përgjithshme sepse çdo ilaç ka një rregullore brenda vetes”./ Alsat.mk

The post “Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?” appeared first on INA ONLINE.

Sisteme Online Programime
Programing Online