Çmimi i arit rritet vazhdon të rritet
Që para një muaji çmimi i arit tejkaloi kufirin e 3000 dollarëve, duke reflektuar një kërkesë të shtuar nga investitorët The post Çmimi i arit rritet vazhdon të rritet appeared first on Albinfo.

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se nëse 2005 do kishit blerë 10 mijë euro ar sot vlera e arit të blerë do të ishte 72 mijë euro. Kjo rritje e konsiderueshme ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin arin si alternativë ndaj kursimeve tradicionale në banka, të cilat shpesh nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj inflacionit.
Që para një muaji çmimi i arit tejkaloi kufirin e 3000 dollarëve, duke reflektuar një kërkesë të shtuar nga investitorët.
Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimit të arit, me disa që sugjerojnë se deri në fund të vitit 2025, çmimi mund të arrijë 3300 dollarë për ounce, dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për ounce, i barabartë me 28.3 gram ar, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Çmimi i arit ka arritur rekorde të reja pasi po rritet shqetësimi për një luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Analistët paralajmërojnë se kjo paqëndrueshmëri mund të zgjasë derisa të qartësohen marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Investitorët po ndjekin me kujdes hapat e ardhshëm të qeverive amerikane dhe kineze, veçanërisht njoftimet e reja lidhur me politikat doganore.
Sipas llogaritjeve të Shoqatës së Kompanive të Minierave ËGC, arin u shtrenjtua më shumë se 28 për qind vitin e kaluar për shkak të kërkesës së fortë nga bankat qendrore dhe investitorët gjatë periudhës së tensioneve të shtuar gjeopolitike. Bankat qendrore do të vazhdojnë të blejnë ar edhe këtë vit, sipas vlerësimeve të ËGC në dhjetor. Kina ka blerë ar për katër muaj radhazi në shkurt, sipas të dhënave nga banka qendrore.
The post Çmimi i arit rritet vazhdon të rritet appeared first on Albinfo.