RMV, deri më 10 nëntor do të jetë i hapur konkursi letrar për çmimin “Agimet e bardha”

Krijuesit letrar deri në moshën 35 vjeçare do të mund të aplikojnë deri më 11 nëntor në Konkursin për përmbledhje poetike “Agimet e bardha” për vitin 2025, transmeton Portalb.mk. “Shtëpia e kulturës “Koço Racin – Shkup shpalli konkurs për përmbledhje poetike për çmimin “Agimet e bardha”. Shkrimet duhet të dërgohen në tre kopje me shifër […]

RMV, deri më 10 nëntor do të jetë i hapur konkursi letrar për çmimin “Agimet e bardha”
Foto nga Unseen Studio / Unsplash

Krijuesit letrar deri në moshën 35 vjeçare do të mund të aplikojnë deri më 11 nëntor në Konkursin për përmbledhje poetike “Agimet e bardha” për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.

“Shtëpia e kulturës “Koço Racin – Shkup shpalli konkurs për përmbledhje poetike për çmimin “Agimet e bardha”. Shkrimet duhet të dërgohen në tre kopje me shifër në adresën “Dimitrie Çupovski” 20-1”, thuhet në Konkurs.

Materiali me përmbledhje poetike duhet të përmbajë më së shumti 1200 vargje, të jenë të pabotuara deri më tani.

“Të shkruhet në gjuhën maqedone. Autorët të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën maqedone, përmbledhjen poetike patjetër duhet ta përkthejnë në gjuhën maqedone”, theksohet në Konkurs.