Danimarka pritet të ndalojë platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Danimarka do ta ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare, tha të premten Qeveria, edhe pse prindërit do të lejohen që të ofrojnë përjashtime për të rinjtë deri në moshën 13-vjeçare për të pasur qasje në platforma të caktuara. Kjo lëvizje vjen pas thirrjes së kryeministres Mette Frederiksen në fjalimin e saj […] The post Danimarka pritet të ndalojë platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç appeared first on Sinjali.
Danimarka do ta ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare, tha të premten Qeveria, edhe pse prindërit do të lejohen që të ofrojnë përjashtime për të rinjtë deri në moshën 13-vjeçare për të pasur qasje në platforma të caktuara.
Kjo lëvizje vjen pas thirrjes së kryeministres Mette Frederiksen në fjalimin e saj hapës në Kuvend muajin e kaluar për kufizim të rrjeteve sociale për fëmijët për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit mendor të të rinjve, raporton “Reuters”.
“Të ashtuquajturat rrjete sociale ia dalin që ta vjedhin kohën, fëmijërinë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë dhe ne do t’i vendosim një stop kësaj tani” – tha ministrja e Dixhitalizimit, Caroline Stage Olsen.
Shumica e partive në Kuvend thanë se do ta mbështesnin planin para se ai të hidhej në votim formalisht.
Në mesin e platformave më të përdorura nga fëmijët në Danimarkë janë “Snapchat”, “YouTube”, “Instagram” dhe “TikTok”, sipas Qeverisë.
Sipas një analize të autoritetit danez për konkurrencë dhe konsumatorë, e realizuar në shkurt të këtij viti, të rinjtë danezë kalojnë mesatarisht 2 orë e 40 minuta çdo ditë në rrjete sociale.
Danimarka po shkon hapave të Australisë, shtet që vitin e kaluar e ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët e adoleshentët nën moshën 16-vjeçare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Danimarka pritet të ndalojë platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç appeared first on Sinjali.
