Deputeti i AAK-së: Si votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, Qeveria po injoron kërkesat tona
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për Front Online ka folur edhe për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend. Ai, ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pasi që e kanë parë që kërkesat e tyre po injorohen. “Nëse e marrim vendimin tonë edhe bëhet pyetja pse tani nuk po i votojmë […]


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për Front Online ka folur edhe për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
Ai, ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pasi që e kanë parë që kërkesat e tyre po injorohen.
“Nëse e marrim vendimin tonë edhe bëhet pyetja pse tani nuk po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare është një qortim për qeverinë për mosbashkëpunim me opozitën, në këtë rast me AAK-në, sepse ne mund të iu japim mjaftë shembuj të injorimit të kërkesave tona siç është koeficienti për paga 129 euro që kemi kërkuar, për pagën minimale 450 euro kemi pas amandament është injoruar nuk është votuar, kemi pas rezoluta edhe për Policinë e Kosovës nuk është votuar edhe shumë kërkesa të tjera”, ka deklaruar Lekaj.
“Nga kjo prizëm dhe nga ky qëndrim injorant i qeverisë Kurti ne kemi marrë vendim që të mos votohen marrëveshjet ndërkombëtare që është e drejtë legjitime, demokratike sepse tjetër mekanizëm nuk kemi pas ta ndalojmë këtë qeveri”, ka shtuar ndër të tjera Lekaj.