‘Deri vonë, Eman Rrahmani ka thënë kush hyn me PDK-në, del i lagur’ – Përplasen Zeka-Demhasaj

Komentatorët politikë, Milaim Zeka dhe Arton Demhasaj, kanë replikuar pasi Lista për Familje, në krye me Eman Rrahmanin iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës. Arton Demhasaj kujtoi se kreu i kësaj partie kishte bërë deklarata shumë të ashpra për PDK-në në të kaluarën, duke vënë në pikëpyetje koherencën e bashkëpunimit aktual. “Akuzat e rënda që

‘Deri vonë, Eman Rrahmani ka thënë kush hyn me PDK-në, del i lagur’ – Përplasen Zeka-Demhasaj
‘Deri vonë, Eman Rrahmani ka thënë kush hyn me PDK-në, del i lagur’ – Përplasen Zeka-Demhasaj

‘Deri vonë, Eman Rrahmani ka thënë kush hyn me PDK-në, del i lagur’ – Përplasen Zeka-Demhasaj

Komentatorët politikë, Milaim Zeka dhe Arton Demhasaj, kanë replikuar pasi Lista për Familje, në krye me Eman Rrahmanin iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Arton Demhasaj kujtoi se kreu i kësaj partie kishte bërë deklarata shumë të ashpra për PDK-në në të kaluarën, duke vënë në pikëpyetje koherencën e bashkëpunimit aktual.

“Akuzat e rënda që kryetari i Listës për Familjen ka pasur për PDK-në, madje është një citat aty ku thotë ‘kush hyn me PDK-në del i lagur’. Tash mbetet me u pa me 28 dhjetor se qysh ka me rezultu ky koalicion,” u shpreh Demhasaj.

Ndërkohë, Milaim Zeka e relativizoi deklaratën, duke thënë se shpesh brenda të njëjtës parti apo grupi politik ndodhin përplasje verbale, por ato nuk duhet interpretuar si pengesë absolute për bashkëpunim.

“Ne brenda familjes çka nuk flasim… po ti nuk guxon me fol. Unë 100 herë shahna me Eden. Është shumë e vërtetë ajo që ti po e thu, por e ka thënë në një pozicion kritik,” tha Zeka. /Gazeta10