Dy të arrestuar për grabitjen spektakolare në Muzeun e Luvrit

Policia franceze ka arrestuar disa persona të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive të kurorës franceze nga Muzeu i Luvrit në Paris, ndërsa njëri prej tyre po përpiqej të largohej nga vendi, ka bërë të ditur Prokuroria e Parisit. Vjedhja ndodhi javën e kaluar në Galerinë “Apollo” të Luvrit, ku grabitësit, në mes të ditës, arritën […] The post Dy të arrestuar për grabitjen spektakolare në Muzeun e Luvrit appeared first on Ditar.al.

Policia franceze ka arrestuar disa persona të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive të kurorës franceze nga Muzeu i Luvrit në Paris, ndërsa njëri prej tyre po përpiqej të largohej nga vendi, ka bërë të ditur Prokuroria e Parisit.

Vjedhja ndodhi javën e kaluar në Galerinë “Apollo” të Luvrit, ku grabitësit, në mes të ditës, arritën të largoheshin me bizhuteri me vlerë dhjetëra milionë euro brenda pak minutash. Drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, e cilësoi ngjarjen si “një dështim të tmerrshëm”.

Sipas mediave franceze, përfshirë BFMTV, dy burra në të tridhjetat, të njohur më herët nga policia, u arrestuan të shtunën në mbrëmje. Njëri prej tyre u ndalua në periferi të Parisit, në Aubervilliers, ndërsa tjetri u kap në aeroportin “Charles de Gaulle” (Roissy) teksa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Hetuesit arritën t’i gjurmonin të dyshuarit përmes ADN-së së tyre, raportoi BFMTV.

Të paktën dy persona të tjerë të përfshirë në grabitje janë ende në arrati, sipas burimeve mediatike. Prokurorja Laure Beccuau nuk konfirmoi numrin e saktë të të arrestuarve dhe as nëse ndonjë nga bizhuteritë është rikuperuar.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, përgëzoi hetuesit për punën e tyre, duke thënë se “kanë punuar pa u lodhur, ashtu siç u kërkova, dhe kanë pasur gjithmonë besimin tim të plotë”.

Grabitësit përdorën një shkallë të montuar në kamion për të hyrë në katin e sipërm të Luvrit, në Galerinë “Apollo”, e njohur për stolisjet e saj madhështore dhe për faktin që aty ruhen Bizhuteritë e Kurorës Franceze. Në një operacion që zgjati vetëm shtatë minuta, ata thyen dy vitrina me siguri të lartë dhe morën nëntë objekte, përfshirë një set bizhuterish me diamant dhe safir, tiarë dhe gjerdan që dikur i përkisnin Mbretëreshës Marie-Amélie dhe Mbretëreshës Hortense.

Sipas Prokurorisë së Parisit, vlera e bizhuterive të vjedhura arrin në rreth 88 milionë euro (rreth 102 milionë dollarë). Rreth 100 hetues janë angazhuar në ndjekjen e autorëve të grabitjes, ndërsa autoritetet kanë pranuar se ngjarja ka zbuluar mangësi serioze në sigurinë e muzeut më të famshëm të Francës.

Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, e pranoi publikisht dështimin, duke deklaruar se “është e papranueshme që dritaret të mos kenë qenë të sigurta dhe që një vinç të jetë lënë në rrugë publike. Ajo që është e sigurt, është se kemi dështuar.”

The post Dy të arrestuar për grabitjen spektakolare në Muzeun e Luvrit appeared first on Ditar.al.