Eksperti gjerman paralajmëron: Sulmet antidrogë të Trump mund të rrisin trafikimin e drogës në Europë
Sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër trafikut të drogës, të udhëhequra nga presidenti Donald Trump, rrezikojnë të çojnë në një fluks edhe më të madh të narkotikëve të paligjshëm drejt Europës, paralajmëron një ekspert i lartë gjerman. Administrata amerikane ka nisur javët e fundit sulme ajrore kundër trafikantëve të drogës nga Amerika e Jugut në […] The post Eksperti gjerman paralajmëron: Sulmet antidrogë të Trump mund të rrisin trafikimin e drogës në Europë appeared first on Ditar.al.
Sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër trafikut të drogës, të udhëhequra nga presidenti Donald Trump, rrezikojnë të çojnë në një fluks edhe më të madh të narkotikëve të paligjshëm drejt Europës, paralajmëron një ekspert i lartë gjerman.
Administrata amerikane ka nisur javët e fundit sulme ajrore kundër trafikantëve të drogës nga Amerika e Jugut në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.
“Një goditje më e ashpër e SHBA-së ndaj kartelëve të drogës në Kolumbi dhe Venezuelë ka pak gjasa të lehtësojë situatën në Europë ose Gjermani, përkundrazi: përvoja tregon se rrjetet kriminale përgjigjen me rruge alternative, shtete të reja tranziti, dhe shpesh me substanca zëvendësuese edhe më të fuqishme,” tha të enjten mbrëma për tabloidin gjerman BILD Komisioneri gjerman për Drogat dhe Varësinë, si dhe virologu Hendrik Streeck.
Ai shtoi se për Gjermaninë kjo mund të nënkuptojë ndryshime të mundshme në rrugët detare dhe tokësore, si dhe në shpërndarjen digjitale. “Ne tashmë kemi struktura shumë dinamike të krimit të organizuar, veçanërisht online. Lufta e shpallur e SHBA-së kundër drogës mund ta intensifikojë këtë fenomen,” tha Streeck.
Eksperti, i cili po kërkon një tërheqje të pjesshme të legalizimit të kanabisit në Gjermani, përshkroi situatën e narkotikëve në vend si një “krizë të afërt”. Ai paralajmëroi se çmimet e kokainës po bien, konsumatorët janë duke u bërë më të rinj dhe numri i vdekjeve nga droga tek personat nën 30 vjeç do të rritet ndjeshëm.
Sipas Agjencisë Europiane për Drogat, disponueshmëria e kokainës po rritet në të gjithë Europën. Në 2023, për të shtatin vit radhazi, vendet anëtare të BE-së raportuan një sasi rekord të kokainës të sekuestruar.
Qeveria amerikane zgjeroi këtë javë fushatën kundër trafikantëve të drogës. Të martën, forcat amerikane sulmuan një anije të dyshuar për kontrabandë pranë bregut perëndimor të Kolumbisë, duke vrarë dy persona.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi sulmin vdekjeprurës në një postim në rrjetet sociale, duke deklaruar se operacionet e tilla do të vazhdojnë “ditë pas dite”.
The post Eksperti gjerman paralajmëron: Sulmet antidrogë të Trump mund të rrisin trafikimin e drogës në Europë appeared first on Ditar.al.
