Enca nuk mbushet mend as pas arrestimit, thotë se vazoja me kanabis po vazhdon të rritet

Pas arrestimit për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 jave paraburgim, Enca është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mirëpo ndjekësit duket se nuk kanë ndërmend ta harrojnë shpejtë historinë e 5 vazove me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj. Ditën e sotme ajo publikoi disa foto në profilin […] The post Enca nuk mbushet mend as pas arrestimit, thotë se vazoja me kanabis po vazhdon të rritet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Enca nuk mbushet mend as pas arrestimit, thotë se vazoja me kanabis po vazhdon të rritet

Pas arrestimit për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 jave paraburgim, Enca është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mirëpo ndjekësit duket se nuk kanë ndërmend ta harrojnë shpejtë historinë e 5 vazove me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj.

Ditën e sotme ajo publikoi disa foto në profilin e saj dhe ndjekësit nuk humbën kohë. Menjëherë njëri prej tyre i komentoi:

“Vazoja e boçes mirë, vazhdon të rritet”.

Enca nuk ia kurseu një përgjigje për të cilën u pendua shpejt.

“Qentë lehin, boçja rritet”, i shkruan këngëtarja duke e fshirë vetëm pak minuta më pas komentin.

The post Enca nuk mbushet mend as pas arrestimit, thotë se vazoja me kanabis po vazhdon të rritet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.