Është siguruar transport ajror falas për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli, në linjën Tel Aviv – Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka organizuar transport ajror me fluturim çarter, në linjën Tel Aviv – Shkup, me qëllim evakuimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që duan të largohen nga Izraeli dhe që kanë kërkuar të kthehen në Maqedoninë e Veriut. Në kushtet e fluturimeve të anuluara plotësisht dhe […]

Është siguruar transport ajror falas për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli, në linjën Tel Aviv – Shkup
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka organizuar transport ajror me fluturim çarter, në linjën Tel Aviv – Shkup, me qëllim evakuimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që duan të largohen nga Izraeli dhe që kanë kërkuar të kthehen në Maqedoninë e Veriut. Në kushtet e fluturimeve të anuluara plotësisht dhe transportit ajror të bllokuar me Izraelin, sfida e organizimit të këtij fluturimi çarter u tejkalua përmes bashkëpunimit me “Air Serbia” për transportin e qytetarëve që kërkuan ndihmë, njoftoi Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Transporti ajror që do të organizohet gjatë ditës së nesërme do të jetë falas për qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe do të mbulohet nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në drejtim të organizimit efikas të transportit ajror, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Përfaqësisë Diplomatiko-Konsullore – Tel Aviv, ka ofruar listë dhe informacione për shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në Izrael dhe të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasada në Tel Aviv ka qenë në kontakt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga fillimi i krizës dhe disa nga qytetarët që ndodheshin në Izrael tashmë janë kthyer në vend, ndër të tjera, me fluturime speciale të vendeve mike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme mbeten të hapura për të gjitha pyetjet lidhur me këtë çështje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në Izrael janë nga 100 deri në 200 shtetas të Maqedonisë, nga të cilët 150 janë të regjistruar. Prej tyre, 60 tashmë janë kthyer ose janë rrugës për në Maqedoni, informoi sot ministri Bujar Osamni në takimin me gazetarët, ndërsa 90 të tjerët, tha ai, janë në një zonë të sigurt në Tel Aviv dhe duhet të mbërrijnë në shtëpi nesër. Në zonën e luftës është edhe një çift i martuar për të cilët Ministria e Punëve të Jashtme është në kërkim të rrugës për t’i kthyer në Maqedoni. Osmani nuk ka informacione se tre shtetas maqedonas kanë humbur jetën në sulmet e Hamasit në Rripin e Gazës. Ai shtoi se ka pasur edhe raste të shtetasve të kontaktuar që kanë refuzuar të largohen, por pa treguar numrin e tyre.