Filloi seanca e Komisionit hetimor për rastin “Onkologjia”
Ka nisur seanca e Komisionit hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë, ku do të ketë dëgjim të dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe shqyrtim të akteve dhe dokumenteve lidhur me skandalin në Klinikën Universitare, transmeton Portalb.mk. Të parët në seancën dëgjimore, siç ishte njoftuar edhe paraprakisht kryetarja e Komisionit anketues, deputetja e VMRO-së, të ftuar janë […]


Ka nisur seanca e Komisionit hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë, ku do të ketë dëgjim të dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe shqyrtim të akteve dhe dokumenteve lidhur me skandalin në Klinikën Universitare, transmeton Portalb.mk.
Të parët në seancën dëgjimore, siç ishte njoftuar edhe paraprakisht kryetarja e Komisionit anketues, deputetja e VMRO-së, të ftuar janë ish-ministri i Shëndetësisë dhe ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
- LEXO: RMV, besoj se kemi dëshmi se fajtori do të nxirret para drejtësisë, tha Spasovski për “Onkologjinë”
Përderisa ministri Spasovski mbrëmë në “360 gradë” në TVM1, i pyetur për rastin e Onkologjisë, tha se pret që të vërtetohen të gjitha faktet dhe argumentet, të siguruara dhe në bazë të tyre të saktësohet faji sepse, siç tha ai, fajtori ka gjithmonë një emër dhe mbiemër.
Mizrahi, gjatë paraqitjes së djeshme e ftuar në emisionin Analiza në Tv 24, tregoi se si parti politike kanë dorëzuar 44 dëshmitarë të cilët do të duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin e Onkologjisë.
Kujtojmë se, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.
Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.
Ky rast nxiti reagime të shumta.
Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.
- LEXO: Afera në Onkologji zbeh besimin në shëndetësinë publike në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Kasami kërkoi dorëheqjen e Mexhitit pas rastit në Onkologji: Çdo veprim tjetër do të dëshmojë fshehjen e krimit
- LEXO: Mexhiti: Duhet hetim i plotë dhe i paanshëm në Klinikën e Onkologjisë, askush nuk guxon të manipulojë hetimin
- LEXO: Prokuroria: Inkurajojmë këdo që ka njohuri për rastin e Onkologjisë t’i denoncojë