Fitoi Gjesti, Rozana ka diçka për ti thënë
Rozana Radi është renditur e dyta në garën për çmimin e madh të Big Brother VIP Albania 4, pas televotimit kokë më kokë me Gjestin, ku fitues u shpall ky i fundit. Megjithatë, pak pas kurorëzimit të fituesit, Rozana është shprehur e lumtur për fitoren e Gjestit. Në fund, kur tashmë zyrtarisht loja ka përfundur, […]

Rozana Radi është renditur e dyta në garën për çmimin e madh të Big Brother VIP Albania 4, pas televotimit kokë më kokë me Gjestin, ku fitues u shpall ky i fundit.
Megjithatë, pak pas kurorëzimit të fituesit, Rozana është shprehur e lumtur për fitoren e Gjestit. Në fund, kur tashmë zyrtarisht loja ka përfundur, Rozana tha pa rezerva se e ka dashur vërtetë këngëtarin dhe raportin e tyre me të mirat dhe të këqijat.
“Ka qenë një natë shumë e bukur. Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim dhe e them pa rezerva sepse e kam dashur atë nubin e vogël me të gjitha të mirat e të këqijat e raportit tonë. Dua të falënderoj dhomat e rrëfimit, autorët dhe gjithçka që mban flota gjigante e Top Channel. Faleminderit Shqipëri dhe Kosovë iu dua pafund.”, u shpreh Rozana.
Kujtojmë se Besart Kelmendi (Gjesti) u shpall fituesi i edicionit të 4, ku në fund u përball me Rozanën në podiumin e kurorëzimit ku ia doli të triumfonte.