Kryesia përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha pas takimit me deputetët e opozitës: Lul brava i marrë peng nga qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për media pas përfundimit të takimit me disa deputetë të opozitës. Berisha u shpreh se në takim kanë folur për rezolutën për zhvillime në veri të Kosovës. Ai po ashtu është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e Kryesisë për të përjashtuar Gazment Bardhin nga Partia Demokratike. Berisha tha […] The post Kryesia përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha pas takimit me deputetët e opozitës: Lul brava i marrë peng nga qeveria appeared first on Newsbomb Albania.

Kryesia përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha pas takimit me deputetët e opozitës: Lul brava i marrë peng nga qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për media pas përfundimit të takimit me disa deputetë të opozitës.

Berisha u shpreh se në takim kanë folur për rezolutën për zhvillime në veri të Kosovës. Ai po ashtu është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e Kryesisë për të përjashtuar Gazment Bardhin nga Partia Demokratike.

Berisha tha se Lulzim Basha zbaton vendimet e Taulant Ballës, duke ripërsëritur se sipas tij, kreu i PD është i kapur nga qeveria.

“U diskutua kjo situatë në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithcka për të shtypur cdo të drejtë të opozitës. U diksutua për rezolutën për zhvillimet në Kosovë. Një teks shumë i mirë i përgatitur. Deri më tani maxhoranca nuk pajtohet me temën se duhet dënuar Serbia, por nëse kjo klauzol nuk pranohet ky parlament mund të quhet parlamenti i Bjellorusisë.

Ne kemi rezolut tonë dhe ua paraqesim shqiptarëve në përputhje të plotë me qëllimet e parlamentit të Kosovës, me qëllimet e miqëve të Kosovës.

Lulzim brava për mos përdorur një term tjetër, nuk bën gjë tjetër vetëm lexon mesazhet dhe fletushkat e Taulant Ballës nuk ka asnjë lloj vlere është i keqpërdorur dhe gjërat po kthjellohen. Është i marrë peng nga qeveria”, tha ai.

The post Kryesia përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha pas takimit me deputetët e opozitës: Lul brava i marrë peng nga qeveria appeared first on Newsbomb Albania.