Beleri ende në burg, reagon OMONIA: Gjykatat, të varura nga Rama
OMONIA ka reaguar pas shtyrjes së afatit për marrjen e vendimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Ky i fundit ndodhet në burg që nga 12 Maji, dy ditë para zgjedhjeve, për vjedhje votash. Përmes të një njoftimi për mediat, OMONIA deklaron se Gjykatat shqiptare treguan se janë të varura nga kryeministri Edi […] The post Beleri ende në burg, reagon OMONIA: Gjykatat, të varura nga Rama appeared first on Newsbomb Albania.

OMONIA ka reaguar pas shtyrjes së afatit për marrjen e vendimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Ky i fundit ndodhet në burg që nga 12 Maji, dy ditë para zgjedhjeve, për vjedhje votash.
Përmes të një njoftimi për mediat, OMONIA deklaron se Gjykatat shqiptare treguan se janë të varura nga kryeministri Edi Rama. Mirëpo theksojnë se misioni i tyre vazhdon.
Njoftimi nga OMONIA:
Gjykatat shqiptare edhe njëherë tjetër treguan se janë të varura nga kryeministri Edi Rama si dhe nga të gjithë zaptuesit e tokave të himarjotëve. Gjykatat sot shtyjnë për në datën 17 tetor gjyqëin për marrjen e vendimit, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Peripecitë që këto gjykata i sjellin të zgjedhurit të Himarës kanë vetëm dhe vetëm një qëllim, ta largojnë atë nga bashkia, duke u afruar çdo ditë edhe më tepër afati për vlefshmërinë e betimit të kryebashkiakut. Qytetarët e Himarës, ata të cilët e votuan z.Beleri, por edhe gjithë Shqipërisë e kuptojnë tashmë qartë lojën politike të Edi Ramës e Jorgo Goros, për ta penguar këtë proces duke ndikuar drejtpërdrejt tek vendimet e gjykatës. Qytetarët e dinë tashmë për “gurët nën rrota” që i vendosen Fredi Belerit për ta penguar të ushtrojë detyrën e tij, që i’a besoi populli me anë të votëbesimit. Kuptohet qartë që qëllimi i pengimit të misionit që i’a ngarkuan qytetarët himarjotë, ka vetëm një motiv, atë të tjetërsimit të pronave në bregdet.
Inatin e denoncimeve të z.Beleri, denoncimeve për tjetërsim të pronave, dërgimin në Spak të ish kryetarit të bashkisë dhe ministrave të qeverisë, kryeministri Rama e shlyen duke sjellë pengesa dhe duke rrëzuar çdo kërkesë të z.Beleri në dyert e gjykatave. Sot gjykatat në dallim nga herët e kaluara nuk e rrëzuan kërkesën e z.Beleri, por vendosën ta shtyjnë atë, duke luajtur si “macia me miun” me opinionin publik në lidhje me këtë cështje.Përpara kësaj, Rama dhe shoqëria e tij klienteliste u kujdes më së miri, që të përfshinte në trupën gjykuese Etleva Deden, e cila më parë është kujdesur të përmbushi çdo porosi të Ramës dhe Goros për të rrëzuar çdo kërkesë të Fredi Belerit.Trupa jonë gjykuese paraqiti një kërkesë për largimin e kësaj gjyqtareje, kërkesë e cila nuk bën çudi të rrëzohet sërish në datën 17 Tetor. Ne tashmë i presim të gjitha padrejtësitë nga kjo qeveri si edhe nga Goro-Rama, por garantojmë se asnjë pengesë nuk do të na trembë për ta cuar misionin tonë deri në fund, për të ushtruar detyrën e kryebashkiakut në bashkinë e të gjithë himarjotëve. Jo për Fredi Belerin, por për qytetarët që besuan me votë dhe çdo ditë kërkojnë ndaljen e padrejtësive kundrejt tyre dhe frenimin e tjetërsimit të tokës. Misioni ynë vazhdon !!!
The post Beleri ende në burg, reagon OMONIA: Gjykatat, të varura nga Rama appeared first on Newsbomb Albania.