I pavërtetë lajmi se Edi Rama do të vizitojë Britaninë e Madhe
Një lajm qarkulloi në medie këtë të mërkurë se kryeministri Edi Rama do të udhëtonte të premten në Britaninë e Madhe për të zhvilluar një takim me homologun e tij Rishi Sunak. Në këtë takim, Rama supozohej se do të diskutonte rreth emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Por, burime të besueshme […] The post I pavërtetë lajmi se Edi Rama do të vizitojë Britaninë e Madhe appeared first on Newsbomb Albania.

Një lajm qarkulloi në medie këtë të mërkurë se kryeministri Edi Rama do të udhëtonte të premten në Britaninë e Madhe për të zhvilluar një takim me homologun e tij Rishi Sunak.
Në këtë takim, Rama supozohej se do të diskutonte rreth emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Por, burime të besueshme të Newsbomb.al kanë konfirmuar se lajmi për vizitën e planifikuar të Rames është i pavërtetë.
Kreu i qeverisë nuk ka planifikuar asnjë udhëtim drejt Mbretërisë së Bashkuar këtë fundjavë. Ditë më parë, Rama mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik që u zhvillua në Granada të Spanjës dhe u takua me Rishi Sunak.
Në nisje të javës së ardhshme, kryeministri shqiptar do të presë në Tiranë liderët e gjashtë vendeve të rajonit dhe të Evropës, dhe sigurisht mes tyre do të jetë dhe homologu britanik.
Pra, ndryshe nga siç u raportua, kryeministri Edi Rama do të jetë të premten në Shqipëri dhe lajmi për udhëtimin e tij drejt vendit ishullor është i pavërtetë!
// Newsbomb.al
The post I pavërtetë lajmi se Edi Rama do të vizitojë Britaninë e Madhe appeared first on Newsbomb Albania.