Fund për aventurën italiane: Paulo Dybala drejt Brazilit

Sulmuesi Paulo Dybala mund të ndryshojë skuadër në muajt e ardhshëm, pasi klubi brazilian Flamengo po planifikon të transferojë argjentinasin, raporton gazetari Ekrem Konur. Skuadra nga Rio de Janeiro thuhet se po përgatit një kontratë dyvjeçare për Dybalan, me opsion për ta zgjatur edhe një sezon tjetër. Kontrata aktuale e Dybalas me Romën skadon në […]

Fund për aventurën italiane: Paulo Dybala drejt Brazilit

Sulmuesi Paulo Dybala mund të ndryshojë skuadër në muajt e ardhshëm, pasi klubi brazilian Flamengo po planifikon të transferojë argjentinasin, raporton gazetari Ekrem Konur.

Skuadra nga Rio de Janeiro thuhet se po përgatit një kontratë dyvjeçare për Dybalan, me opsion për ta zgjatur edhe një sezon tjetër.

Kontrata aktuale e Dybalas me Romën skadon në verë, ndërsa bisedimet për rinovim kanë ngecur. Kjo do të thotë se nga 1 janari, ai mund të fillojë negociatat me klube të tjera për një kalim të lirë në verë, pa pasur nevojë për pëlqimin e Romës.

Këtë sezon, ish-ylli i Juventusit ka hasur vështirësi për të lënë gjurmë, duke u paraqitur në vetëm pesë ndeshje dhe me pak më shumë se 200 minuta lojë në total – pa asnjë gol apo asistim. Një dëmtim në kofshë e ka mbajtur jashtë fushave për disa javë.

Nëse negociatat me Flamengon ecin përpara, Dybala mund të kërkojë një sfidë të re në Amerikën e Jugut, duke mbyllur kështu aventurën e tij në Serie A.

Dybala përndryshe pëlqehet edhe nga disa klube në Arabinë Saudite, por nuk ka ndonjë negociatë konkrete.