Gjendet i vdekur një person në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja të premten në mëngjes në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se rasti ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.
Ai ka theksuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që sipas tij, do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



