Gjykata e Apelit në Janinë vendos pro ekstradimit të Laert Haxhiut

Gjykata e Apelit në Janinë ka vendosur të miratojë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin në Shqipëri të personit të kërkuar Laert Haxhiu. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku një trupë gjykuese ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë të Janinës, duke pranuar kërkesën e Drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Haxhiut. Haxhiu dhe grupi i […] The post Gjykata e Apelit në Janinë vendos pro ekstradimit të Laert Haxhiut appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Apelit në Janinë vendos pro ekstradimit të Laert Haxhiut

Gjykata e Apelit në Janinë ka vendosur të miratojë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin në Shqipëri të personit të kërkuar Laert Haxhiu.

Vendimi është marrë ditën e sotme, ku një trupë gjykuese ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë të Janinës, duke pranuar kërkesën e Drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Haxhiut.

Haxhiu dhe grupi i tij akuzohet për 6 vrasje dhe disa tentative vrasje të kryera në Greqi dhe në Shqipëri.

Njëherësh Laert Haxhiu është në proces gjyqësor për vrasjen e Besnik Hidës, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje këto të ndodhura në qytetin e Lushnjës.

Më parë Haxhiu është dënuar me 18 vite burgim për akuzën e Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj nipit të Alfred Shkurtit, Xhulio Shkurtit dhe shokut të këtij të fundit.

Pritet që në ditët në vijim avokatët mbrojtës të LAert Haxhiut të vendosin për ta ccuar ccështjen në Gjykatën e Lartë Greke me shpresën e rrëzimit të ekstradimit të Haxhiut në Shqipëri, ku e presin disa procese gjyqësore.

The post Gjykata e Apelit në Janinë vendos pro ekstradimit të Laert Haxhiut appeared first on Ditar.al.