Dënohen me 21 vite burg bashkëpunëtorët e Rezart Taçit, biznesmeni ende në kërkim
Gjykata e Posaçme e Apelit lënë në fuqi vendimin për të dënuar me 11 vite burg Artur Ballën, kunatin e Rezart Taçit dhe 10 vite burg për Bledar Lilon, shoferin e biznesmenit. Gjykata i shpalli fajtor për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër të grupit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, […] The post Dënohen me 21 vite burg bashkëpunëtorët e Rezart Taçit, biznesmeni ende në kërkim appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Posaçme e Apelit lënë në fuqi vendimin për të dënuar me 11 vite burg Artur Ballën, kunatin e Rezart Taçit dhe 10 vite burg për Bledar Lilon, shoferin e biznesmenit.
Gjykata i shpalli fajtor për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër të grupit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me Taçin transferuan 18.3 mln euro në një bankë të nivelit të dytë por që dyshohen se i përkasin organizatës mafioze Coza Nostra.
Ndërkohë, dosja ndaj biznesmenit Taçi është ndarë, për shkak se ai është ende në kërkim.
The post Dënohen me 21 vite burg bashkëpunëtorët e Rezart Taçit, biznesmeni ende në kërkim appeared first on Ditar.al.