Goditi gruan në prani të saj, Eni Cobani ja ‘MBLEDH’ keq Safetit ‘Hajde këtu ti hajde se…’
Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit. Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP. Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij […]

Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit.
Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.
Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!
Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.
Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?
Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!
Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!
Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?
Safet: Më ka marrë te TAP-i…
Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!
(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).
Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!
Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!/tvklan.al