Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova niset për në Arabinë Saudite

Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova niset për në Arabinë Saudite

Niset grupi i parë i haxhilerëve kosovarë për në Mekë

Nga e premtja dhe ditët në vijim, nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë gjithsej 1.576 besimtarë muslimanë, duke nisur me grupin e parë që u nis sot pasdite drejt Mekës në Arabinë Saudite.

Dhjetëra besimtarë muslimanë të të dy gjinive, shumica të veshur me ihrame, morën rrugën nga Aeroporti “Adem Jashari”, për të kryer një nga pesë shtyllat e Islamit. Besimtarët, shumica e të cilëve nga Prishtina me rrethinë, u përshëndetën me familjarët e tyre para se të futeshin në zonën kontrollit para fluturimit.

Imam Hakif Hoti udhëheqës për herë të 12-të

Imami Hakif Hoti nga Prishtina u nis drejt haxhit për herë të 12-të, këtë vit në cilësinë e udhëheqësit të grupit. Ai theksoi se haxhi është ndjesia më e lartë emocionale, por gjithashtu ka fuqinë të bëjë që besimtari të ndjehet si në herën e parë.

“Çështja e haxhit është siç është edhe ajo e namazit. Ka pasur kohë kur na kanë thënë se duhet të falemi vetëm kur plakemi ose kur nuk kemi punë. Por këto obligime janë për ata që kanë mundësitë. Kur Zoti jep mundësinë e haxhit, mos e frikësohu, sepse shpenzimet në haxh do t’i kompenzojë Zoti në aspektin financiar dhe shpirtëror. Do të ndiesh përmirësim në të gjitha aspektet e jetës”, tha Hoti.

Baki Imeri shkon si bedel për herë të gjashtë

Baki Imeri, imam në Xhaminë e Muhaxherëve në Prishtina, shkon në haxh për herë të gjashtë, këtë herë si bedel për prindërit e një xhematliu. Ai u lut që udhëtimi dhe ritualet të shkojnë mirë dhe i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të mos e humbin këtë shans.

“Jo gjithkush Zoti ja cakton që të shkojë në haxh. Ta marrësh këtë udhë është një nder. Prandaj, mos e humb këtë nder nëse ke mundësi fizike, psikike dhe materiale. Është nder, dhe jo çdokujt Zoti ja bën nasib”, theksoi Imeri.

Me pak fjalë

Nga e premtja dhe ditët në vijim, 1.576 besimtarë muslimanë nga Kosova do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta për të kryer haxhin, duke nisur me grupin e parë që u nis sot nga Aeroporti “Adem Jashari”. Imami Hakif Hoti dhe Baki Imeri janë ndër udhëheqësit e këtij grupi, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe emocionale të këtij udhëtimi.

Personat e përmendur

  • Hakif Hoti - Imami udhëheqës i grupit të haxhilerëve
  • Baki Imeri - Imam në Xhaminë e Muhaxherëve, udhëton si bedel


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.