Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, zgjedhjet i fitoi opozita
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët kanë votuar që opozita të udhëheqë me vendin. Në një konferencë për media, Hamza ka deklaruar se do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisjen që duan ndërsa se PDK-ja nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. “Vetëvendosja ka humbur një […] The post Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, zgjedhjet i fitoi opozita appeared first on Albinfo.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët kanë votuar që opozita të udhëheqë me vendin.
Në një konferencë për media, Hamza ka deklaruar se do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisjen që duan ndërsa se PDK-ja nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Vetëvendosja ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar tash ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën te ne në PDK dhe në LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti zgjedhjet si referendum për veten, por qëllimi s’u arrit. Ai i kërkoi 500.000 vota, por s’i mori. S’ia dhanë qytetarët. Sot shumica e qytetarëve shqiptarë nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Në këto zgjedhje janë fuqizuar partitë opozitare. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me LVV-në”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpreh se PDK-ja ka dallime të mëdha me VV-në, duke shtuar se ata “duan pushtet absolut dhe nuk kanë program” teksa u shpreh se po i pret rezultatet finale dhe pret që t’i ketë mbi 200.000 vota.
“Ata i ofenduan kundërshtarët e përmes kësaj edhe qytetarët e Kosovës. Nxitën urrejtje e ne bashkim dhe bashkëpunim, prandaj kemi detyrim që t’ua japim qeverinë qytetarëve që e duan dhe e kanë votuar. Do të ndërmarrim hapa në kohën e duhur për të zbatuar vullnetin e shumicës. Do të punojmë që t’u japim një qeveri që e ka votuar shumica”, ka thënë ndër të tjera ai.
The post Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, zgjedhjet i fitoi opozita appeared first on Albinfo.