Hidhen fishekzjarrë në drejtim të xhamisë, në Wangen (SO)
Janë hedhur po ashtu edhe gurë në drejtim të fasadës. Për pasojë, është thyer një xham i dritares The post Hidhen fishekzjarrë në drejtim të xhamisë, në Wangen (SO) appeared first on Albinfo.

Në Wangen pranë Oltenit, kantoni Solothurn, persona të panjohur kanë ndezur fishekzjarrë në drejtim të xhamisë së atjeshme të shtunën mbrëma dhe po ashtu kanë hedhur gurë drejt fasadës së objektit.
Një xham i dritares është dëmtuar me këtë rast, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve për identifikimin e autorëve.
Merret vesh se bëhet fjalë për objektin e një xhamie të komunitetit turk.
Sipas gjetjeve fillestare, dyshohet se autorët të jenë të rinj të cilët ja dolën të arratisen para se të mbërrinte policia, shkruan solothurnerzeitung.ch. Policia ka nisur hetimet për identitetin e autorëve dhe është në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me këtë.
Kushdo që mund të japë informacion për incidentin ose identitetin e atyre që shkaktuan dëmin, lutet të kontaktojë policinë kantonale të Solothurnit në 032 627 81 17. (ka)
The post Hidhen fishekzjarrë në drejtim të xhamisë, në Wangen (SO) appeared first on Albinfo.