Hotele, lokale dhe 12 llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Vlorë, Sarandë dhe Tepelenë
12 milionë euro pasuri që i përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë janë sekuestruar pasi dyshohet se janë të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Policia bën me dije se mes pasurive të sekuestruara janë dy hotele në Sarandë, lokale, apartamente dhe llogari bankare. Në ngarkim të shtetasit Kristi Qirici, alias Jetmir Hoxha, 43 vjeç, […] The post Hotele, lokale dhe 12 llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Vlorë, Sarandë dhe Tepelenë appeared first on Ditar.al.
12 milionë euro pasuri që i përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë janë sekuestruar pasi dyshohet se janë të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Policia bën me dije se mes pasurive të sekuestruara janë dy hotele në Sarandë, lokale, apartamente dhe llogari bankare.
Në ngarkim të shtetasit Kristi Qirici, alias Jetmir Hoxha, 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
Në ngarkim të shtetasit A. Kalemi, 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre
The post Hotele, lokale dhe 12 llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Vlorë, Sarandë dhe Tepelenë appeared first on Ditar.al.
