Hovenier: Angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm
Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë Jeff Hovenier edhe njëherë ka deklaruar se angazhimi i tyre për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë. Hovenier në një intervistë në ATV, ka thënë se derisa nga qeveria e Kosovës pret që të krijojë një shoqëri multietnike ku jetojnë të gjithë qytetarët, nga Serbia pret që të mos […]


Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë Jeff Hovenier edhe njëherë ka deklaruar se angazhimi i tyre për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë.
Hovenier në një intervistë në ATV, ka thënë se derisa nga qeveria e Kosovës pret që të krijojë një shoqëri multietnike ku jetojnë të gjithë qytetarët, nga Serbia pret që të mos marrë veprime që kërcënojnë fqinjët e saj, transmeton Front Online.
“Nuk e di nëse duhet të ndryshojmë mënyrat, por do të donim të shihnim rezultate më të mira nga mënyra e angazhimit tonë. Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesit e BE-së po punojnë shumë dhe kanë mbështetjen amerikane. Mendoj se kjo është gjëja e duhur, dhe angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë, por gjithashtu pritjet tona për këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë kosovare për të themeluar një shoqëri multietnike demokratike në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët, jetët e tyre dhe kushtet për dinjitet dhe siguri vazhdojnë. Ne kemi gjithashtu pritje nga Serbia, të cilat janë që Serbia të mos ndërmarrë veprime të cilat kërcënojnë fqinjët e saj, përfshirë Kosovën, që të mos ndërmarrë veprime që destabilizojnë rajonin dhe kjo gjithashtu ishte pjesë e bisedës tonë”, ka thënë ambasadori amerikan./Front Online