Përshtatën ambient për kultivimin e drogës, në pranga punonjësi i OSHEE në Vorë, në kërkim autori
Policia ka goditur një rast të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energji elektrike në Vorë. Si rezultat i këtij operacioni është shpallur në kërkim autori, është proceduar penalisht bashkëshortja e tij për moskallëzim krimi. Po ashtu në […] The post Përshtatën ambient për kultivimin e drogës, në pranga punonjësi i OSHEE në Vorë, në kërkim autori appeared first on Ditar.al.

Policia ka goditur një rast të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energji elektrike në Vorë.
Si rezultat i këtij operacioni është shpallur në kërkim autori, është proceduar penalisht bashkëshortja e tij për moskallëzim krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE, për shpërdorim detyre.
“Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë”-njofton policia.
The post Përshtatën ambient për kultivimin e drogës, në pranga punonjësi i OSHEE në Vorë, në kërkim autori appeared first on Ditar.al.