Ish-policët e dorëhequr tregojnë për kualitetin e veshmbathjeve
Kjo situatë, me veshmbathje, rroga e trajtim jodinjitoz, për zyrtarët e Policisë së Kosovës ishte e pranishme edhe më parë. Visar Rreci i cili shërbeu si polic për 3 vite e u largua nga ky institucion në vitin 2016, tregon se një ndër shkaktarët kryesor pse e zhveshi uniformën zyrtare ishte rroga. Një nga arsyet […]


Kjo situatë, me veshmbathje, rroga e trajtim jodinjitoz, për zyrtarët e Policisë së Kosovës ishte e pranishme edhe më parë.
Visar Rreci i cili shërbeu si polic për 3 vite e u largua nga ky institucion në vitin 2016, tregon se një ndër shkaktarët kryesor pse e zhveshi uniformën zyrtare ishte rroga.
Një nga arsyet ka qenë edhe trajtimi i zyrtarëve policor, angazhimi i madh i punëve, ka qenë punë kolosale që duhet shumë energji për ta kalu pastaj ka qenë edhe mënyra e pagesave, pagave, orëve shtesë pastaj edhe pjesa logjistike nganjëherë edhe uniforma ka qenë në mungesë. Atëherë e kemi tejkalua. Gjallë na ka mbajtë mbështetja e popullit që e kanë pas për Policinë e Kosovës”, tha Rreci.
Gatishmëria për të shërbyer thotë të mos u ketë munguar kurrë, por jo edhe pagesa për orët shtesë.
Rreci që tani punon si avokat, tregon se ka kontakte me ish kolegët e tij që akoma shërbejnë në uniformë dhe pakënaqësitë i kanë të njëjta me ato të cilat thotë t’i ketë përjetuar edhe vetë. Pakënaqësi këto të cilat qytetarët nuk mund t’i vërejnë në fytyrat e tyre.
“Energjia e policisë është shumë dinamike, qytetarët nuk e kuptojnë që aty ka një vullnet të veçantë për me shërby, edhe në qoftë se ka një mungesë, në fytyrën e policit nuk do ta vëreshë. Në policin që e sheh nuk ke mundësi ta vëreshë, mungesat që i kemi pas qyetrari i Kosovës nuk ka mujt me i vërejtë, sepse ne kemi dashtë që para qytetarëve me dalë sa më mirë. Sepse siç thashë edhe më herët vetëm vlluneti i këtij populli na ka mbajt sepse pagat që i kemi marrë, pagat që i kemi realizu, realisht nuk na kanë qu asku”, përfundon ai.