Izraeli liron 183 të burgosur palestinezë
Gjithsej 183 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite këtë të shtunë, pasi tre pengje izraelite u liruan nga robëria e Hamasit në Gaza, në shkëmbimin e pestë sipas një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez. Palestinezët e çliruar mbërritën me dy autobusë në Khan Younis në Gazën jugore, ku u pritën nga turma të [...]Read More...

Gjithsej 183 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite këtë të shtunë, pasi tre pengje izraelite u liruan nga robëria e Hamasit në Gaza, në shkëmbimin e pestë sipas një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez.
Palestinezët e çliruar mbërritën me dy autobusë në Khan Younis në Gazën jugore, ku u pritën nga turma të mëdha dhe në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ata janë në gjendje të keqe shëndetësore dhe të kequshqyer, dhe disa prej tyre vuajnë edhe nga sëmundje të lëkurës, duke përfshirë zgjeben.
Ata thuhet se përfshijnë Jamal al-Tawil (61-vjeç), një anëtar i byrosë politike të Hamasit dhe ish-kryetar i bashkisë së qytetit al-Bireh në Bregun Perëndimor, i cili kaloi gati 20 vjet në burgjet izraelite pa gjyq.
Në mesin e 183 të burgosurve palestinezë të liruar, 18 vuanin dënime të përjetshme, 54 ishin duke vuajtur dënime të gjata dhe 111 ishin ndaluar që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.
Gjatë dekadave të fundit, Izraeli ka burgosur më shumë se një milion palestinezë, sipas televizionit të Katarit.
Hamasi liroi tre pengje izraelite këtë mëngjes, të cilët u kthyen në territorin izraelit dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënoi me pasoja sepse pengjet e kthyer ishin të kequshqyer./abcnews.al