Jetëgjatësia në Evropë pëson rënie

Jetëgjatësia në shtetet e Evropës ka pësuar rënie në periudhën 2011-2021, sipas një studimi të ri të publikuar në “The Lancet”. Përderisa shkalla e jetëgjatësisë u përmirësua te evropianët që nga vitet 1990, kombinimi i problemeve shëndetësore (tensioni i gjakut, kolesteroli, duhanpirja, konsumimi i alkoolit si dhe pandemia COVID-19) – ka shkatërruar dekada progres të […] The post Jetëgjatësia në Evropë pëson rënie appeared first on Albinfo.

Jetëgjatësia në Evropë pëson rënie

Jetëgjatësia në shtetet e Evropës ka pësuar rënie në periudhën 2011-2021, sipas një studimi të ri të publikuar në “The Lancet”.

Përderisa shkalla e jetëgjatësisë u përmirësua te evropianët që nga vitet 1990, kombinimi i problemeve shëndetësore (tensioni i gjakut, kolesteroli, duhanpirja, konsumimi i alkoolit si dhe pandemia COVID-19) – ka shkatërruar dekada progres të bërë në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

“Kemi gjetur se vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare ishin shkaktari i parë i prishjes së trendit përmirësues për jetëgjatësi në periudhën 2011-2019”, ka thënë Nicholas Steel, autori kryesor i studimit.

Në anën tjetër, studimi ka gjetur se shtetet me investime më të mëdha afatgjate në përmirësim të dietave, për shembull, ka ndikuar në përmirësim. Hulumtuesit kanë shtuar se nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë “tavan” për jetëgjatësinë biologjike.

Nga 20 shtetet evropiane që ishin pjesë e studimit, e vetmja ishte Norvegjia që nuk shfaqi ulje të shkallës së jetëgjatësisë. Anglia vuante më së shumti nga përmirësimi i jetëgjatësisë e pas saj ishin Irlanda e Veriut, Uellsi dhe Skocia.

Studimi ka treguar se në periudhën 2019-2021, si pasojë e COVID-19, shumica e shteteve përjetuan ulje të shkallës së jetëgjatësisë.

Përmirësimi i jetëgjatësisë në periudhën 1990-2011 i atribuohej përmirësimit të luftës së shteteve ndaj faktorëve të rrezikut për sëmundje zemre dhe kancer.

Gjithsesi, shkalla e lartë e vdekjes nga zemra ishte faktore kryesore në uljen e shkallës së jetëgjatësisë në periudhën e re.

Ekspertët kanë thënë se për të zgjatur shkallën e jetëgjatësisë, shtetet duhet të prioritizojnë jetesën më të shëndetshme te të rinjtë dhe të investojnë në iniciativa për shëndetin publik.

Studimi mori për bazë të dhëna të mbi 12 mijë njerëzve.

Shtetet që u përfshinë në studim ishin Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Spanja, Suedia, Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi.

The post Jetëgjatësia në Evropë pëson rënie appeared first on Albinfo.