KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake”
Një komandant i lartë i NATO-s tha të martën se aleanca e ka pajisur misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR-in, me armë të “fuqisë luftarake”, që lindi si nevojë pas sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë, në krye me Milan Radojiçiqin. Admirali Stuart Munsch i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Itali i […] The post KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake” first appeared on ATV. The post KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake” appeared first on ATV.

Një komandant i lartë i NATO-s tha të martën se aleanca e ka pajisur misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR-in, me armë të “fuqisë luftarake”, që lindi si nevojë pas sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë, në krye me Milan Radojiçiqin.
Admirali Stuart Munsch i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Itali i ka thënë Associated Press se një batalion prej rreth 200 trupash nga Mbretëria e Bashkuar dhe 100 të tjerë nga Rumania, po sjell armatim më të rëndë në mënyrë që të ketë “fuqi luftarake” për Kosovën.
Munsch tha se aleanca e NATO-s është gati të shtojë edhe më shumë trupa dhe armatime për ta ruajtur paqen.
Ndërsa, Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha se KFOR-i mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.
The post KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake” first appeared on ATV.
The post KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake” appeared first on ATV.