Kosova përballet sonte me Zvicrën në basketboll
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë The post Kosova përballet sonte me Zvicrën në basketboll appeared first on Albinfo.

Kosova sonte përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare në basketboll.
Dardanët kanë dy fitore e tri humbje, derisa Zvicra me pesë fitore, ka siguruar kualifikimin tutje, shkruan albinfo.ch.
Vetëm vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikuese siguron biletën për fazën e ardhshme.
Ndeshja i takon Grupit A të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Në takimin e fundit, Zvicra fitoi 75:43, por në dy takimet e kaluara, Dardanët triumfuan ndaj helvetikëve 76:49 dhe 72:76.
Kosova si vendas ka fituar ndaj Irlandës 83:76 dhe Azerbajxhanit 81:79.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
The post Kosova përballet sonte me Zvicrën në basketboll appeared first on Albinfo.