KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor. Gjatë mbledhjes, e cila nisi nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor.

Gjatë mbledhjes, e cila nisi nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.

Po ashtu u njoftua se rezultatet përfundimtare në komunën e Istogut nuk mund të certifikohen gjatë ditës së sotme.

Kundër ka votuar anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Ai u deklarua hapur, që nuk do të votojë certifikimit e këtyre rezultateve në komunat ku ka udhëhequr Lista Serbe.

Njëjtë u deklarua edhe Alban Krasniqi.