Krim në familje në Durrës, djali vret me thikë babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku djali ka vrarë babain e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Shkallnur ku djali qëlloi për vdekje me thikë babanë e tij 69 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën rrugës për në spital. Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima […] The post Krim në familje në Durrës, djali vret me thikë babain appeared first on Ditar.al.

Krim në familje në Durrës, djali vret me thikë babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku djali ka vrarë babain e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Shkallnur ku djali qëlloi për vdekje me thikë babanë e tij 69 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën rrugës për në spital.

Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli

Sa i takon autorit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë.

Aktualisht nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit

The post Krim në familje në Durrës, djali vret me thikë babain appeared first on Ditar.al.